Aktori Julian Deda dhe Meriton Mjekiqi kanë komentuar lojën e Egla Cenos në shtëpinë e “BBV”.
Sipas dy konkurrentëve, aktorja ka shumë fytyra sepse 3 ditët e fundit është sjellë mirë me banorët duke treguar se anën tjetër të saj.
“Me mua s’do të sqarohet. Përdor çdo gjë, edhe ushqimin që të nxjerrë mua sa më keq”– tha Meritoni, ndërsa Juli tregoi se i ka thënë Eglës se po del më keq me sjelljen modeste.
Biseda:
Juli: Ka mbaruar ajo punë, s’mund të jesh me 16 fytyra (Për Eglën)
Meritoni: Do të ishte më korrekte nëse do të qëndronte e njëjta edhe këto 3 ditë, siç kam qëndruar unë
Juli: Nuk rrin dot, sepse janë disa pika që duhet ti vëri mbi “i”
Meritoni: Me mua s’do të sqarohet. Përdor çdo gjë, edhe ushqimin që të nxjerrë mua sa më keq. Erdhi këtu më provokoj, më pengoj dhe më tha më lejo të dëgjoj muzikë
Juli: I kam thënë para një jave ke prekur qiellin me dorë. Tani do me bë modesten por del akoma më fodulle
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al