Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa është tashmë ndër më të njohurat dhe të suksesshmet në skenën e muzikës botërore. Sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi, ylli i popit është shpallur si gruaja që shumica e meshkujve do të donin të kishin në krevat për ditën e Shën Valentinit.
Artistja shqiptare krahas talentit në muzikë shquhet edhe për bukurinë, format dhe stilin që ka. Ajo është përmendur nga 35% e britanikëve nga një sondazh i realizuar nga prestigjozja “The Sun”, të cilët janë pyetur se me kë do të donin të kalonin natën e Shën Valentinit.
Nga ana tjetër, Idris Elba, është mashkulli i preferuar në krevat për ditën e të dashuruarve me rezultatin 28%.
Ylli i dramës kriminale “The Wire dhe Luther”, mori 28% të votave, ndërsa David Beckham, 25%.
Ndër të tjera nga sonazhi u zbulua se gjysma prej pjesmarrësve ëndërrojnë seks me një të huaj dhe 70% do të preferonin një marrëdhënie të hapur.
Një në pesë persona mendon të shkojë në shtrat me një ish të dashur këtë vit, dhe një e katërta prej të pyeturve janë dakord për një marrëdhënie “friends with benefits”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al