Soni Malaj është një nga artistet që nuk preferon të ndajë shumë detaje nga jeta e saj private me publikun. Ajo është e rezervuar nëpër intervista si dhe nuk publikon shumë momente nga jeta e saj në rrjete socale.
Por, së fundmi ajo ishte e ftuar në një intervistë pak ndryshe, përballë fëmijëve të “Piter Pan”, ku nuk iu ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me jetën e saj personale.
Njëri nga fëmijët ishte kureshtar në lidhje me raportin e saj me ish-bashkëshortin Mirko Luçarelli, me të cilin ka një vajzë Anën. Këngëtarja zbuloi se për hir të vajzës, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme duke shtuar se janë shokë dhe gjejnë gjuhën e përbashkët për hir të saj.
Pyetje: Soni, babin e vajzës tënde e ke shok?
Soni Malaj: Babin e vajzës time e kam shok? Me babain e vajzës time nuk jetojmë në një shtëpi, por për lumturinë e Anës ne jemi shokë, bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për surpriza të ndryshme për Anën, për lumturinë e Anës. Jemi gjithmonë që vëmë primare lumturinë e Anës, pavarësisht se nuk jetojmë me njëri-tjetrin. Dhe mendoj që kështu duhet të jetë edhe për mamin dhe babin që nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, por kanë fëmijë. Është shumë mirë që të kenë një gjuhë të përbashkët dhe të merren vesh për lumturinë e fëmijës.
Soni Malaj i ka dhënë fund martesës me balerinin italian, Mirko Luçarelli, dy vite pas celebrimit të tyre në Tiranë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al