21 Nëntor, 2017

Sot 1 vit pa Ergin! Vargjet rrëqethëse të motrës së tij (Foto)


Dy të rinjtë po udhëtonin me një motor pranë urës së “Bllokut” në Bulevardin “Bajram Curri”, teksa drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit.

Sot, nëna dhe motra e Ergit, Mimoza dhe Barbana Dini e kanë kujtuar përmes rrjeteve sociale, me vargje rrëqethëse.

POSTIMI I BARBANA DINIT, MOTRA E ERGIT  

Miq e dashamires!

U be nje vit qe Ylli im,Ergi,ju bashkua yjeve te tjere,ne qiell!
U be nje vit,qe zemra ime rreh edhe per Te.
U be nje vit qe stuhite e dhembjes se shpirtit,me rrezojne.Por ne çdo çast te veshtire,kam ndjere nje dore qe shtrihej,per te me ngritur.
Ajo dore,jeni ju,miq dhe dashamires.
Miresine tuaj e kam ndjere ne çdo çast.
Jam lutur dhe vazhdoj te lutem edhe per ju.Lumturia qofte perhere ne vatrat tuaja!Jeni te çmuar per mua!

PER TIM BIR.

Mendja m’u thinj nga nata
Shpirti m’u keput,ra nga vjeshta,
Krahet m’i shqeu shterngata
dhe zerin ma mbyti heshtja.

Trupi m’u ça nga dhembja
dhe dhembja uluriti prej mallit,
Zemra fluturoi nga brenda
dhe mori fytyren e DJALIT.
(Mimoza Dini)

barbana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al