12 Shtator, 2017

Sot ka qenë një ditë e veçantë për Vesa Lumën dhe Big Bastën , ja çfarë festojnë ata


Sot ka qenë një ditë e veçantë për këngëtaren Vesa Luma, e cila ka festuar 2-vjetorin e martesës. Vesa është e martuar me reperin dhe producentin Big Basta dhe janë prindër të një vogëlushi shumë të bukur me emrin Lian.

Vesa ka shkruar në foton e postuar në Instagram se ajo është shumë e lumtur dhe se ardhja e Lian në jetë i ka ndryshuar asaj perceptimin për botën. Ndërkohë që fjalitë nuk mungojnë as për Big Bastën si baba.

Vesa i thotë se është shumë krenare për të që po i dëshmon dita-ditës rëndësinë e familjes.  Kujtojmë këtu se Vesa është martuar me një mbrëmje të mahnitshme në kalanë  e Sarandës mes familjarëve dhe të ftuarve vip.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al