26 Maj, 2022

“Sot kam sjellë letrat e divorcit!” Surpriza ‘e hidhur’ e Klea Hutës për Elgit Dodën në emision


Klea Huta dhe Elgit Doda konsiderohen nga shumë persona si një nga çiftet më të ëmbla shqiptare, por paraqitja e tyre e fundit televizive duket mos të ketë qenë me kaq sheqer.

Çifti do jetë i ftuar në “Më lër të flas” të premten teksa emisioni është regjistruar më herët këtë javë. Donaldi dhe Romeo kanë publikuar promon në rrjetet sociale ku mes të tjerash paraqitet edhe Klea duke kërkuar divorcin me disa letra në duar.

“Sot kam sjellë letrat e divorcit. Dhe nëse nuk e nënshkruan letrën rri me mua.”– thotë Klea në videon në fjalë dukshëm me shaka në efekt të emisionit që është komik.

Megjthatë, se si ka vijuar më tej situata mes tyre do e shohim të premten.

Pak ditë më parë aktorja foli për planet për fëmijë, duke theksuar se për momentin mbetet vetëm si një dëshirë. Ajo shtoi se dëshiron të shijojë Kridin, djalin e saj, edhe për 5 vitet të tjera, duke lënë të kuptohet se nuk ka plane të afërta për një fëmijë të dytë. “Përkundrazi unë kam dëshirë që Kridin ta shijoj deri në moshën 5-6 vjeç, domethënë e morët vesh lajmin që për nja 5 vjet nuk ka shtatzëni të dytë.”

Kujtojmë se ata po jetojnë prej vitesh një histori të bukur dashurie. Elgiti dhe Klea u martuan në fshehtësi të plotë në fillim të 2020. Ata kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech. Ndërkohë po atë vit ata u bënë prindër për herë të parë të një djali, Kridit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al