Këngëtarja e madhe e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, feston sot ditëlindjen e saj të 50-të.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Aurela ka shprehur mirënjohjen për bekimet që e rrethojnë nga familja, miqtë dhe dashamirësit e saj.
Artistja shkruan se në këtë gjysmë shekulli jetë ndihet plotë me bekime, duke përmendur këtu dy fëmijët e saj, familjen, miqtë dhe dashamirësit që e kanë mbështetur.
“E bekuar me dashurinë e madhe që me keni dhënë e më jepni çdo ditë ju, ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti”, shkruan ajo.
Postimi i Aurelës
“50 vjeç sot! Një gjysmë shekulli! Duket si shumë kur e thua me shekuj, por duket pak kur e thua me vite.
Ndihem plot, plot bekime. Zemrën plot me dy fëmijë që më ndryshuan gjithë kuptimin e jetës , me familjen që aq shumë e dua, me miq që më janë gjendur në shumë etapa të jetës.
E bekuar me dashurinë e madhe që me keni dhënë e më jepni çdo ditë ju, ju dashamirës e mbështetës të karrierës që ndërtova në bazë të një dhurate që më fali Zoti.
50 vite plot ulje e ngritje …por te mbushura me jetë, me frymë, me dashuri . JETA është e shtrenjtë ndaj jam e lumtur që frymoj. ( reflektim që e bëj çdo ditë)”, ka shkruar ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al