25 Tetor, 2017

Sot u ekzekutuan në sy të djalit, kush ishte çifti që një vit më parë përloti publikun shqiptar


Mëngjesin e sotëm Gjirokastra u trondit nga një krim i dyfishtë, ku humbën jetën burrë e grua, të vrarë nga një fqinji dhe familjari i tyre.

Aleko dhe Afërdita Kosta u vranë në shtëpinë e tyre në sy të djalit 19-vjeçar, nga një i afërm i Alekos me të cilin kishin pasur një konflikt pronësie.

Por rreth një vit më parë, ky çift u bë i njohur për një pjesë të publikut shqiptar pasi Afërdita i bëri një mesazh surprizë të shoqit të saj në “E diela Shqitare”.

Ajo që ra në sy të të gjithëve ishte dashurie e madhe që ata kishin për njëri-tjetrin, si dhe talenti i Lekos në saksofon. Më poshtë mund të shihni një video ku çifti u shfaq së bashku, e për fat të keq, kjo do të ishte dhe hera e fundit.

(Minuta 24:29)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al