12 Prill, 2022

Sozia e Zelensky arratiset nga Ukraina, e ndihmojnë ‘Putin’ dhe ‘Kim Jong’


Kur filloi pushtimi rus i Ukrainës, Presidenti Volodymyr Zelensky u bë “armiku numër 1” i Putinit. Ai e ka përsëritur disa herë para kamerave: “Duan të më vrasin”. Më 24 shkurt 2022, Umid Isabaev, 41 vjeç, e kuptoi gjithashtu se ishte në rrezik: Isabaev është në fakt një sozi dhe imitues i presidentit ukrainas.

I frikësuar se mos rrezikonte jetën e tij, Isabaev pranoi ndihmën e papritur të dy sozive të tjerë. Në fakt, sozitë e Kim Jong-un dhe Vladimir Putin e ndihmuan atë të arrinte në Poloni dhe të shpëtonte veten. Një histori në kufi e surreales, e cila shkon paralelisht me narrativën dramatike ukrainase. Në qendër të kësaj historie të veçantë, për fat me një fund të lumtur, janë sozia e Volodymyr Zelensky, lideri ukrainas i cili është vënë në shënjestër të Vladimir Putin.  Umid Isabaev – i famshëm për ngjashmërinë e jashtëzakonshme që e lejoi për vite të tëra të punonte si imitues i presidentit dhe ish-aktori- pas pushtimit rus të Ukrainës filloi të frikësohej për jetën e tij, duke u strehuar në bunkerët e Kievit.

Në fakt të qenit një fotokopje e njeriut që Kremlini dëshiron të vdekur mund të jetë e frikshme dhe e rrezikshme. 41-vjeçari mori në mënyrë të papritur një ndihmë të çmuar nga një koleg, i cili, për ironi, është sozia e presidentit rus Vladimir Putin; si dhe ai që ka luajtur Kim Jong Un që nga viti 2013.Ka qenë ky i fundit, i njohur vetëm me emrin Howard X, i cili e ka bërë publik historinë me kusht që të mos zbulohen të dhënat e tij sensitive. Nga vendndodhja e tij sekrete, Howard ndoqi situatën në Ukrainë që në fillim dhe u frikësua për kolegun e tij menjëherë.

Të dy nuk e njohin njëri-tjetrin, por ata punuan në të njëjtin dokumentar në dyshe politike të transmetuara nga TV rus në vitin 2020. Siç tha Howard për The Washington Post, jeta si sozi i një njeriu të famshëm është argëtuese, por mund të ketë edhe implikime të rrezikshme; kështu që ai vendosi t’i dërgonte një mesazh Isabaev, duke i ofruar të paguante për udhëtimet e tij për t’u arratisur nga Ukraina.

Ndihma përfshiu një koleg tjetër: Slawomir, i njohur ndryshe si Steve Poland, sozia profesionist i Putinit, i cili menjëherë pas shpërthimit të luftës, kishte sqaruar në rrjetet e tij sociale frikën e tij për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al