8 Tetor, 2017

Spanjë-Shqipëri, Lorik Cana e ndjek ndeshjen përkrah një tifozi shumë të veçantë


Nuk ka rëndësi nëse e shohin në stadium, në një bar, apo në shtëpi skuadrën e zemrës. Një tifoz i vërtetë merr masa kudo që të jetë. Nxjerr shajet ose vesh bluzën dhe shkon drejt stadiumit…ose drejt ekranit.

Kështu ka bërë dhe Lorik Cana, i cili nuk ka udhëtuar në Spanjë për të parë Kombëtaren, por mos mendoni që masat me veshjen i ka marrë ai. Në shtëpi tani ka një tifoz tjetër, Boikenin e vogël  i cili ka veshur një bluzë të vogël me numrin 5 dhe mbiemrin e tij. “BK është gati”, shkruan Loriku.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al