12 Tetor, 2017

Spektakli i Marina Vjollcës nis më 22 tetor, ja 16 VIP-at që do marrin pjesë


Nëse ju ka marr malli ta shihni  Marinën në ekran dhe duke prezantuar, lajmi i mirë ka mbërritur. Bukuroshja Marina Vjollca më herët gjatë një interviste, ka rrëfyer se do të drejtojë një emision që do t’i dedikohet totalisht muzikës, pa zbuluar asgjë më shumë pasi ishin ende në punë e sipër. Por duket se tashmë gjithçka është gati: skenografia, kasti i personazheve si dhe juria.

Blitz.al ka mësuar se “C’est la vie” është spektakli më i ri që pritet të transmetohet në TV Klan duke nisur që nga data 22 tetor. Spektakli do të na  shoqërojë për 11 javë rresht ku në çdo natë do të ketë një çift fitues. Çiftet do të jenë të përbëra nga një këngëtar/e profesionist/e dhe një personazh tjetër nga bota e politikës ose shoëbizit që nuk ka aspak lidhje me këngën. Suksesi do të jetë nëse personat që do të vihen në çift do të arrijnë të këndojnë ‘live’ aq mirë sa të mos dallojë profesionisti nga amatori në këngë. Çifti fitues do të zgjidhet nga një juri e përbërë nga 4 anëtarë.

Gjithashtu Blitz.al bën të ditur se çiftet të cilët do të shohim të garojnë çdo javë me njëri-tjetrin do të jenë: Jona Spahiu dhe Ylli Limani, Jonida Vokshi dhe Offkestra, Skerdi Faria dhe Big Mamma, Erisa Xhixho dhe Erik Lloshi, Ori Kuçi dhe Anxhela Peristeri, Altin Goci dhe Kristi Karkanaqe, Era Rusi dhe Ervin Bejleri, Inis Gjoni dhe Alar Band.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al