Teksa e ndajnë pak orë nga ceremonia zyrtare e martesës me Princ Harry-n, mediat i kanë rikthyer në kujtesë Meghan Markle-t një spot publicitar me protagoniste vetë atë. Ndërkohë kujtojmë se ajo ka qenë e martuar njëherë dhe është ndarë.
Në vitin 2013, gruaja e ardhshme e Princit Harry të Britanisë së Madhe do të xhironte një spot për numrin e radhës të revistës amerikane “Men’s Health”, që duket se ka shqetësuar në këto orë banorët e përhershëm të kështjellës “Windsor”, por edhe shumë të ftuar.
Meghan shfaqet në këtë spot me shumë pak rroba, me të shkurtra dhe një këmishë të mbledhur pas belit, e bën disa gjeste të pahijshme për një familje mbretërore, duke shkelur syrin e duke shijuar produktin e publicitetit, një hamburger.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al