23 Shtator, 2024

S’pranoi lidhjen e tyre dhe refuzoi ta takonte ne BBV! Motra e Bardhit surprizon Sara Gjordenin me… Si është marrëdhënia mes dy kunatave


Ish-missi Sara Gjordeni së fundmi ka ndarë me fansat e saj një dhuratë të cilën e ka marrë nga motra e Bardhit, Afërdita Idrizi.

Ndonëse vajzat në fillimet e tyre nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë me njëra tjetrën, gjatë kësaj kohe ato janë parë shumë të afërta.

Me një Postim në “InstaStory”, Sara ka publikuar një unazë me diamand, përbri postimit ajo shkruan

“Të dua motër e vogël” dhe etiketon Afërditën.

Kujtojmë që disa ditë më parë, ish-banorja BBV festoi 28-vjetorin dhe publikoi mesazhin me të cilin motra e Bardhit e kishte uruar.

Afërdita Idrizi shkroi se e gjykoi ish-banoren e BBV, por shtoi se pavarësisht kësaj Sara Gjordeni e ka falur, ndërsa thekson se kjo e fundit ka ndryshuar familjen e tyre.

Shumë urime për njeriun dhe femrën më të fortë që kam takuar! Shumë urime për vajzën që unë fillimisht gjykova dhe prap ajo më fali. Shumë urime për vajzën që nuk e deshën dhe prap ajo nuk u ndal me vepra të mira! Shumë urime për vajzën që e gjuajtën me gur por bamirësitë e saj nuk pushuan së rështuri njëra pas tjetrës!”

Urime për gruan e fortë që je dhe e shfaqe më së miri! Urime për gruan që ndryshoi familjen tonë! Shumë urime për nënën që po më bën hallën më të lumtur në botë! Të dua njeriu më i gjykuar në shoqëri po ashtu dhe më i drejti! Të bëhesh 100 e u shtofshin vajzat si ty!”, shkroi ajo.

Kujtojmë që gjatë qëndrimit të Bardhit dhe Sarës në BBV, në një nga ‘prime-t’ Afërdita e surprizoi këngëtarin me hyrjen në shtëpi, megjithatë refuzoi të takonte partneren e këngëtarit.

Gjatë asaj nate, ajo u shpreh se nuk dyshon tek veprimet e të vëllait dhe se ai di të menaxhojë çdo situatë, duke shtuar se këngëtari vendos vetë për jetën e tij.

“Nuk dyshoj për veprimet e Bardhit për asgjë këtu brenda por dua që të luajë. Nuk mendoj se duhet të heqë fokusin nga diçka tjetër, ai di të menaxhojë situatë. Mundet të mbajë mirë, edhe këtej edhe andej”, tha ajo.

“Ajo pjesa andej si ju duket?”, e pyeti moderatori.

“Ajo pjesa andej, bukur ëëë?”, tha Bardhi. “Mirë”, u shpreh ajo dhe qesh. Më pas shton: “Kisha pasur dëshirë t’i takoja të gjithë, por nuk dua të ndaj askënd që të mos pengoj Bardhin, duhet të vendosë vetë për jetën e vet. Është i zgjuar, përkrahjen e familjes e ka 100% për çdo vendim që merr”, përfundoi motra e këngëtarit.

Dy ish-banorët Sara dhe Bardhi u lidhën brenda shtëpisë së Big Brother Vip3, dhe u përfolën shumë për raportin e tyre.

Sara u përjashtua nga Big Brother për shkak të një konflikti fizik me Françeskën, ndërsa Bardhi doli për shkak të një problemi shëndetësor të nënës së tij

Brenda shtëpisë Bardhi deklaroi se Sara do të ishte nëna e fëmijëve të tij dhe ashtu ndodhi.

Lajmi për shtatzëninë e Sarës u konfirmua në emisionin “Cherry on Top” të Bora Zemanit dhe tashmë pritet që dita ditës të vi në jetë vogëlushja e dyshes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al