23 Shtator, 2017

Stili i Angela Merkel përmes fotografive, ja si duket ajo kur vesh fustan


Angela Merkel drejton nga viti 2005 Gjermaninë dhe nesër në zgjedhjet e së shtunës ajo pritet të konfirmohet për të katërtën herë radhazi në krye të vendit.

Në këto vite ka ditur ta lidhë një linjë politike konstruktive me një vizion komplesiv të gjërave që pak e kanë pasur, duke mos parë vetëm nga Berlini, por nga e gjithë bota.

Por përtej të vërtetave dhe sfidave të saj politike kancelarja gjermane ka rënë në sy edhe për stilin e saj në të veshur.

 

Uniforma e saj e kostumeve serioze dhe këpucëve normale  ka lindur kur ishte ministre e mjedisit: Merkel thoshte se njerëzit shihnin shumë këpucët e saj, në vend që të dëgjonin atë – kështu që ajo i hoqi veshjet nga ekuacioni.

Por ajo nuk di të vesh vetëm pantallona. Fotot e mëposhtme tregojnë rastet e veçante kur gruan e hekurt gjermane e kanë ‘detyruar’ të vesh fustan./Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al