3 Maj, 2021

Stine i jep fund aludimeve, zbulon një herë e mirë nëse është ndarë nga bashkëshortja e tij apo jo


Në fund të vitit 2018, Stine njoftoi përmes një postimi në Instagram se ishte ndarë nga partnerja e tij, Graciela.

stine (5)

Në postim ai shkroi: Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falënderuar çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku. Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njëri-tjetrin.

stine (6)

E kemi pasur fatin dhe mundësinë më mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë. Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!

stine (1)

Por disa muaj më vonë ata u ribashkuan dhe duket se marrëdhënia e tyre u rregullua. Megjithatë, Stine vazhdon të pyetet nëse është i ndarë apo jo me nënën e vajzës së tij 4-vjeçare, Estias.

stine (3)

I ftuar në “Glamour Zone”, gazetarja Ester Bylyku i tha Stines së njerëzit e dinë të ndarë dhe kërkoi të dinte si është e vërteta.

stine (2)

I habitur Stine ia ktheu: “Kush tha që jemi ndarë? Jemi bashkë! Kemi qenë të ndarë, por tani jemi bashkë. Ajo ka qenë thjesht një fazë.

grazia

Në vitin 2016, çifti u bënë prindër për herë të parë.

stine

I pyetur për planet për zgjerimin e familjes, këngëtari tha se janë rrugës. Vajzë apo djalë? Pak rëndësi ka për këngëtarin.

grazia1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al