15 Shtator, 2017

‘Streha e fshehtë’ , aty ku Beatrix Ramosaj gjen qetësinë e shpirtit


 

Prej kohësh tashmë këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj dhe vëllai i saj, Albani jetojnë në Tiranë, ku kanë të vendosur karrierën e tyre si edhe angazhimet e përditshme.

Por pas një periudhe pjesëmarrjesh të shumta në kompeticione të ndryshme dhe projekte artistike, Beatrixi është kthyer në vendlindjen e saj bashkë me familjen , në fshatin Llapashticë të Podujevës.

Nga fotot me të cilat na ka prezantuar këngëtarja shihet natyra e bukur dhe e qetë, madje edhe Beatrix na konfirmon se aty e gjen qetësinë e vërtetë.

Beatrix nuk është kursyer të ndajë me ndjekësit edhe një foto me perime ‘bio’.

Duket se është duke kaluar një kohë mjaft të këndshme dhe të bukur dhe duke shijuar gatime tradicionale.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al