21 Maj, 2022

Stresi bën deklaratën e papritur për Noizyn që shkaktoi shumë zhurmë në rrjet (FOTO)


Dy reperët e njohur shqiptarë Stresi dhe Noizy i kanë dhënë fund armiqësisë disa-vjeçare mes tyre. Reperët, të cilët kanë qenë miq me njëri-tjetrin, u kthyen në armiq të përbetuar. Por disa muaj më parë dyshja i kanë sheshuar konfliktet mes tyre dhe tashmë kanë raporte të mira.

Ata ishin në qendër të vëmendjes me komentet që bënin në rrjetet sociale, por tanimë ata kanë filluar të mbështesin njëri-tjetrin edhe në projektet e tyre muzikore.

Noizy publikoi dy ditë më parë këngën e tij të re, ku nuk mungoi postimi nga ana e Stresit në llogarinë e tij në Instagram. Një ditë më pas, ky i fundi laçoi projektin e tij më të ri, i cili sigurisht u mbështet nga Noizy, por ajo që mori më shumë vëmendje është mbishkrimi i Stresit në Instastory.

Ai ripostoi postimin e Noizyt duke shkruar: Gjysma ime ti.

Deklarata shkaktoi jo pak zhurmë në rrjet, ndërsa shumica e fansave të tyre janë të lumtur për raportin e mirë që kanë, të tjerë kanë krijuar batuta me deklaratën e tij, pasi “gjysma ime” përdoret shpesh si frazë në çift. Megjithatë, në këtë rast mund të themi se Stresi dhe Noizy po vërtetojnë se janë ‘bromanca’ që nuk e dinim se na duhej!

Arkimed Lushaj ka dhënë përgjigjen e shumëpritur nëse do të ketë një bashkëpunim mes tij dhe Noizyt. Gjatë një interviste virtuale me ndjekësit në Instagram, Stresi është pyetur se nëse do të sjellin një bashkëpunim së bashku. Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e një dueti mes tyre, por duket se ende nuk ka asnjë plan konkret.

“Çdo ditë këtë pyetje keni… E rëndësishme është që gëzojmë respekt për njëri-tjetrin dhe jemi bashkë. Për të tjerat vijnë vetë pa plane. Respekt për të gjithë fansat. Vetëm kështu të bashkuar, nuk ka asgjë që na thyen.“- ka shkruar reperi.

Rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre. Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.

Ndonëse, vitet e fundit dy reperët ishin treguar “të butë” ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista, askush nuk e priste që ata të bëheshin sërish miq e të linin pas çdo problem që ka ndodhur në të shkuarën. Nëpërmjet dy videove live në llogaritë e tyre në Instagram Noizy dhe Stresi informuan fansat në 2021 se kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin!

Fillimisht ata thanë se thjeshtë nuk do merren më me njëri-tjetrit por shumë shpejt gjërat ndryshuan. Prej asaj kohe dy çunat kanë mbështetur projektet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar komentet edhe as takimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al