Pavarësisht se është një prej personazheve më të ndjekur në Shqipëri, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi në botën e muzikës, përpiqet që të ruaj sekret lidhjet e tij.
Nuk janë të paktë ata që e ndjekin, e shumë pak prej tyre nuk e dinë për lidhjen mes Stresit me Keisi Buzhanin, por sërish reperi shqiptar përpiqet që të ruajë intimitetin e lidhjes.
I ngacmuar për këtë lidhje në Pop Culture, Stresi është kujdesur ta mbyllë këtë temë pa dhënë detaje të tepërta. “Është një intimitet shumë i madh për mua. Nuk parapëlqej të flas shumë tepër. Është diçka shumë private. Doli pa dëshirën time”, u shpreh Stresi./Top Channel/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al