Reperi i njohur Stresi është bërë protagonist në media kohët e fundit, nisur kjo edhe nga dedikimet ndaj të dashurës Kejsit, me të cilën janë rikthyer pas një ndarjeje të përfolur edhe në media.
Por në postimin e fundit reperi ka bërë një deklaratë dedikuar një mikut të tij që e ka zhgënjyer, duke u shprehur mjaft i indinjuar për këtë gjë.
Duket se kjo ka qenë një krisje e madhe miqësie, ndaj Stresi nuk i ka kursyer deklaratën e fortë: “Mosmirënjohja virtyti më i keq i njeriut !Nuk jam hakmarrës por humbe një shok për gjithë jetën që të deshti më shumë se veten !”- ka shkruar Stresi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al