1 Prill, 2022

Stresi “maskohet” për 1 prill, kujt i drejtohet ironia e reperit: S’është faji im pse nuk…


Reperi Arkimed Lushaj ose siç njihet me emrin Stresi, është shumë aktiv në llogaritë e tij në rrjetet sociale ku nuk ka lënë pa ironizuar as ditën e 1 prillit.

Reperi postoi një foto në Instagramin e tij personal ku duket “i maskuar” me një kapuç të bardhë.

“S’është faji im pse nuk besoj Asnjë ditë jo veç për 1 prill”- shkruan Stresi në mbishkrimin e fotos.

Fotoja duket se është shkëputur nga një videolip, pasi reperat shpesh shfaqen me një look të tillë në projektet e tyre muzikore.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse ky shkrim i reperit i drejtohet ndonjë personi specifik edhe pse ndjekësit e tij kanë shpërthyer menjëherë në komente dhe dyshime rreth deklaratës së tij.

Nuk dihet nëse kjo deklaatë e fundit nga ana e Stresit, i cili u përfol për një bashkëpunim me një tjetër reper i njohur si Marin, ka ndonjë lidhje me këtë të fundit. Duke folur disa ditë më parë për konfliktin mes Marinit dhe Hellbanianz ka mbajtur anën e këtyre të fundit. I pyetur në një video live në Instagram se kë preferon mes Hellbanianz dhe Marinit, Stresi tha:

“Kurrën e kurrës nuk duhet të humbin jetë për muzikë. Di të them vetëm kaq, mesa kam parë unë, Hellbanianz janë grup shumë real. Kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin prova. E vetmja gjë që unë dua të them, meqë e kanë nisur kështu, ju shpreh respekt të dyja grupeve, por pres nga pala e Marinit që të veprojë sepse Hellbanianz janë plus. Janë para atyre. Me prova janë para Hellbanianz. Tani presim se çfarë do bëjnë, por mua nuk më intereson. Respekt për të dyja. Unë nuk ndërhyj më tek asnjë lloj grupi se kam bërë shumë gabime më përpara. Menaxherin e Marinit e kam shokë, kurse Hellbanianz i njoh më përpara.”

Pas kësaj deklarate u tha se Marini e ka anuluar bashkëpunimin me Stresin sepse nuk i ka pritur mirë fjalët e tij. Deri tani nuk ka ende asnjë reagim nga dy artistët as për të pohuar dhe as për të mohuar lajmet dhe ende nuk dihet si qëndron e vërteta.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al