Një studente e cila prej një jave ka marrë një banesë në një pallat në “Don Bosko”, ka shqetësuar gratë e pallateve përreth. Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, emisionit të mëngjesit në televizionin Klan, gratë kanë nisur ankesat për fqinjën e re e cila sipas tyre del me të brendshme në ballkon.
Gazetarja tha se gratë e pallatit po shqetësohen për bashkëshortët e tyre të cilët herë pas here dalin në ballkon për të pirë cigare dhe shohin vajzën. Kjo mesa duket ka nxitur xhelozinë e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al