12 Nëntor, 2017

Studimi/ Adoleshentët i dërgojnë foto intime njëri-tjetrit dhe kjo ë shqetësuese


Sipas një studimi, adoleshentët dërgojnë foto private të tyre tek njëri tjetri për të provuar nëse ata mund t’i besojnë shokut ose shoqes.

Kur të rinjtë ndajnë foto intime, kjo është një mënyrë për të kuptuar nëse partneri i tyre është i aftë të mbajë një sekret, sipas studiuesve në Universitetin e Essex.

Një studim i ri, i paraqitur në Festivalin e Shkencave Sociale të Këshillit Ekonomik dhe Shoqëror (ESRC), shqyrton arsyet pse adoleshentët i dërgojnë foto intime njëri-tjetrin.Camilla Giambonini, nga Departamenti i Studimeve Psiko-Sociale dhe Psikoanalitike në Essex, tha se po krijohet një “panik moral” rreth dërgimit të fotove, por shtoi se “është e pamundur të ndalosh të rinjtë të shpërndash foto intime mes njëri-tjetri”.

 

Ajo tha se është e rëndësishme që në radhë të parë të kuptohet pse adoleshentët i dërgojnë këto foto, në mënyrë që përpjekjet për edukimin e fëmijëve rreth rrezikut që ky veprim paraqet të mund të përmirësohen.Zonja Giambonini intervistoi një grup djemsh e vajzash 16 vjeç dhe i pyeti ata pse i dërgojnë fotot intime te njëri-tjetri.“Ajo që ata më përshkruan është se shpesh dërgimi i fotove lidhet me përpjekjen për të kuptuar nëse mund t’i besojnë dikujt apo jo, më shumë se flirtim apo ngacmim seksual,” tha ajo.

 

“Duke dërguar një foto ju mund të zbuloni nëse ata janë të aftë të mbajnë një sekret.”

Zonja Giambonini tha se kur adoleshentët publikojnë foto që u janë dërguar atyre, shpesh është një formë hakmarrjeje për dërguesin.

“Një tjetër faktor është se shumë shpesh ekspozimi i fotove përbën një tradhti të perceptuar nga ana e dërguesit,” tha ajo.

Më shumë se 4.000 fëmijë janë trajtuar nga policia pikërisht për këtë problem që nga viti 2013. Mosha mesatare e këtyre fëmijëve është 13 ose 14 vjeç, tregojnë shifrat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al