29 Nëntor, 2017

Studimi, gjuha shqipe ndër gjuhët më të vështira për tu mësuar


Në  një renditje të fundit të Institutit të Shërbimit të Huaj, shqipja konsiderohet ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar. Mesatarisht për të mësuar gjuhën tonë kombëtare duhen plot 44 javë. Instituti  në studimin e tij sugjeron se mësimi i gjuhës shqipe duhet parë me prioritet për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri.

Instituti FSI ka krijuar një listë për të treguar kohën e përafërt që ju nevojitet për të mësuar një gjuhë të caktuar si një folës anglez. Sipas hartës, Italishtja dhe spanjishtja konsiderohet si një gjuhë relativisht e lehtë për tu mësuar, koha për të cilën vlerësohet 24 javë. Ndërsa ndër gjuhët më të vështira harta ngjyros kontinentin afrikan, për të cilët do të duhen më shumë se 88 javë, pra më shumë se 7 vite. Studimi në fund, nga Instituti, jep arsyet se pse duhet mësuar gjuha shqipe:

 Pse të mësojmë gjuhën shqipe?

“ Ndërsa ka relativisht pak njerëz në botë që do flasin këtë gjuhë në krahasim me shumë të tjerë, duke mësuar një gjuhë që nuk tërheq shumë njerëz për të mësuar atë, ju mund të jeni shumë të kërkuar për një aftësi të tillë të veçantë. Reformat e tregut të lirë kohët e fundit kanë hapur vendin deri te investimet nga bizneset e huaja, veçanërisht drejt zhvillimit të energjisë dhe tregjeve të transportit. Është momenti i duhur për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri. Gjuha shqipe dhe ata që flasin atë, janë të lokalizuar përreth Evropës Juglindore. Nëse jeni duke kërkuar të lëvizni në këtë zonë për punë, atëherë gjuha shqipe sigurisht që do të jetë e dobishme për të mësuar.

Duhet kujtuar se Shqipëria u zgjodh vendi më i mirë për t’u vizituar nga Lonely Planet në vitin 2011. Ajo u zgjodh si e tillë jo vetëm për plazhet dhe ndërtesat e bukura, por edhe për kuzhinën e shkëlqyer dhe jetën e natës që lulëzonte. Nëse ka kohë më të përshtatshme për të eksploruar Shqipërinë dhe gjuhën shqipe, atëherë ajo kohë me siguri është tani.”- thuhet në raport.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al