4 Janar, 2018

Studimi që jep alarmin: Alkooli shkatërron ADN-në dhe ndikon në sëmundjet kancerogjene


Konsumi i tepërt, por edhe i rregullt i alkoolit ndikon drejtpërdrejtë në ADN-në e njeriut dhe është një faktor potencial në shfaqjen e sëmundjes së kancerit. Është ky zbulimi më i fundit nga “Medical Research Council Laboratory of Molecular Biology”

Sipas studimit pijet alkoolike kontribuojnë në shtimin e personave të prekur nga kanceri, ndërsa në nivel shifrash raportohet se janë më shumë se 12 mijë raste kanceri në Britaninë e Madhe, por ende askush nuk ka shpjeguar saktësisht se si ndikon alkooli në shfaqjen e sëmundjes-shkruan Telegraph.co.uk.

Studimi i bërë në Universitetin e Cambridge-t, ka zbuluar  se kur trupi përpunon alkoolin, prodhon një kimikat që është i dëmshëm për ADN-në.

Dëmi shkaktohet në qelizat burimore të gjakut, të cilat krijojnë qelizat e kuqe dhe të bardha të gjakut që e mbajnë oksigjenin në trup dhe ndihmojnë të luftohen infeksionet.

Shkencëtaret dhe hulumtuesit kanë gjetur se ky kimikat sulmon ADN-në e qelizave burimore, duke e ndryshuar kështu përgjithmonë kodin gjenetik duke shkaktuar kancer të ADN-së. Shkencëtaret japin alarmin, por nuk harrojnë të këshillojnë për rrezikun që iu kanoset konsumatorëve të pijeve alkoolike. Sipas studimit, alkooli është i lidhur me shtatë lloje kancerësh si; kanceri i zorrëve, kanceri i gjirit, fytit të sipërm, gojës, ezofagut, laringut e mëlçisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al