29 Nëntor, 2017

Studimi tronditës, gjenet përcaktojnë suksesin e femrave në dashuri?!


Arsyen se pse disa femra nuk arrijnë të qëndrojnë gjatë në një lidhje e kanë zbuluar shkencëtarët australianë. Ata pohojnë se aftësia e joshjes është e fshehur në gjenet e sistemit imunitar, i cili trashëgohet nga prindërit dhe gjyshërit. Në fakt, falë këtyre gjeneve disa femra janë tërheqëse dhe disa të tjera janë më pak .

Duke studiuar gjenet e 150 studenteve, ekspertët kanë zbuluar se femrat të cilat kanë gjene të shumëllojshme kanë edhe më shumë partnerë gjatë jetës së tyre, pra i ndërrojnë ata.Shkencëtarët nuk e dinë të sigurt, se pse sistemi imunitar i femrave ka aq ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk e dinë saktë nëse janë pikërisht gjenet ato që e bëjnë femrën të padëshiruar ndaj gjinisë së kundërt apo nëse mashkulli bëhet i padëshiruar nga femra që i kanë këto gjene. Sido që të jetë, ky studim shpjegon pse disa femra në asnjë mënyrë nuk mund të krijojnë lidhje afatgjate me një mashkull.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al