Cilat janë tendencat e arredimit për vitin 2017 ? Ngjyrat padyshim janë protagoniste të padiskutueshme këtë vit. Nëse në vitet e kaluara e bardha dhe ngjyrat neutrale ishin padrone , sot mund të themi se ngjyrat brilante, guximtare dhe ndonjëherë të ekzagjeruara janë të preferuarat për të personalizuar mobilje, pëlhura, materiale dhe aksesorë. Stili vintage vazhdon të mahnisë dhe në mënyrë të veçantë vitet 50”, të propozuara me një çelës kontemporan, nëpërmjet përdorimit të zgjuar të elementeve moderne dhe antike. Një rikthim të madh ka dhe stili etnik, që shpreh sharmin e kulturave ekzotike, të cilat vijnë nga e gjithë bota. Ngjyra e gjelbërt (pantone) është padyshim kryesorja. Delikate, e matur, duke marrë inspirim nga natyra, ky tonalitet i të gjelbërtës do të veshë shtëpinë duke sjellë në mjediset e brendshme freski dhe relaks. Përpos tonaliteteve të ngjyrës së gjelbërt , shumë në modë është edhe ngjyra blu në të gjitha tonalitetet e saj. E lehtë për t’u përfshirë në cdo kontekst dhe e përshtatshme për të gjitha stinët , ngjyra blu do të pushtojë mjediset e brendshme me elegancën dhe rafinimin e saj.
8 këshilla për dhomën e gjumit:
- Shmangni muret me ngjyrë të errët. Ngjyra e bardhë e bën dhomën të duket më e madhe dhe më harmonike.
Pra, mos u frikësoni të përdorni ngjyra të ndritshme: muret vibrante, pikturat e gjalla, perdet apo mbulesat shumëngjyrëshe e ndriçojnë dhomën. Sidoqoftë, sigurohuni ta dini kur mjaft do të thotë mjaft.
- Zakonisht dollapët zënë shumë hapësirë, prandaj mund ta keni në konsideratë të ndërtoni një kamare në muri, ku perdet do të shërbejnë si dyer të dollapit, sepse do ju bëj të ndiheni vërtetë komode në hapësirën e dhomës suaj.
- Krevati është pika më e rëndësishme në dhomën tuaj të gjumit dhe dysheku është pjesa më delikate e tij. Zgjidhni një dyshek me cilësi të lartë dhe në këtë rast ai duhet ndërruar pas 8-10 vjetësh. Sigurohuni që të ketë sipërfaqe të mjaftueshme, të jetë komfort, pa gunga etj.
4. Dritaret gjithashtu duhet të jenë të një cilësie të lartë për të evituar zhurmat. Pajisjet elektronike duhet të jenë shumë pak të pranishme në dhomën e gjumit. Mundohuni që dhoma juaj e gjumit mos të kthehet në një zyrë pune më vete.
- Cfarë bën një pasyrë ? Pasqyron dhe duke pasqyruar zmadhon hapësirën. Jo nuk është një leksion fizike, por nëse fizika mund të na ndihmojë pse mos ta përdorim. Nëse keni nevojë t’i jepni shtëpisë tuaj më shumë hapësirë dhe nuk keni ndërmend të bëni punë të mëdha atëherë pasqyrat mund të jenë një ndihmë e madhe . Por ka rregulla në përdorimin e pasqyrave dhe në varësi të ambienteve apo nevojave të ndryshme që kanë këto hapësira.
Në ambientet e vogla është më e këshillueshme të përdorim pasqyra pa korniza dhe mundësisht ato duhet të vendosen si një mozaik i vërtetë për një efekt fantastik. Kornizat e rëndojnë shumë kompozimin tuaj duke ju hequr gjithashtu hapësirë reflektuese.
- Perdet janë një bisedë shumë serioze. Zakonisht janë një nga aksesorët e fundit që zgjedhim kur jemi duke ristrukturuar shtëpinë. Një perde e zgjedhur gabim mund të prishë dhe arredimin më të veçantë.
Për të bërë një zgjedhje të mirë duhet të kemi parasysh se në cilin ambient do të vendosen, ngjyrat e dhomës dhe mobiljet e vendosura në atë dhomë. Për shembull, për dhomën e gjumit janë shumë të përshtashme dhe ngjyrat më të errëta dhe relaksuese. Janë shumë të bukura dhe vizat që kohët e fundit janë gjithashtu në modë. Filozofia “ pa perde “ është shumë në modë këto kohë, pra nëse keni korniza dritaresh shumë elegante mund dhe mos të përdorni perde.
7.Dyshemetë po bëhen gjithnjë e më shumë pika e fortë e krijimit të një ambienti dhe teknologjitë e reja e kanë bërë këtë zgjedhje të shumëllojshme.
Qeramika është një nga materialet më jetëgjatë dhe më të zhdërvjellta që ka në shitje. Imagjinoni që mund të bëni gjithçka me qeramikën. Sot ka pllaka qeramike që imitojnë drurin, mermerin, gurin etj, me madhësi të ndryshme, nga më të voglat e deri te të mëdhatë, të cilat mund të veshin të gjitha ambientet. E njëjta gjë duhet thënë dhe për ngjyrat duke parë që dhe disponibiliteti i tyre është i shumëllojshëm.
Vitin e fundit ka dalë në pah si tëndencë guri natyror, zgjedhja e të cilit është e veçantë, country, romantike dhe jetëgjatë. Një element që duhet pasur parasysh është fakti që guri thith dritë kështu që duhet të vendoset dhe përdoret në hapësira të ndriçuara mirë.
- Një shtëpi plot me libra të jep në mënyrë të menjëhershme një ndjenjë ngrohtësie, qetësie dhe rafinimi. Pastaj shpesh herë librat janë tregues i mirë i karakterit të dikujt. Një ide e këndshme është përdorimi i disa kolonave prej librash të vendosura në vende të ndryshme nëpër shtëpi. Duhet pasur kujdes që madhësia e këtyre kolonave të jetë e njëjte dhe sipër tyre mund të vendosen objekte të tjera si një vazo, një aksesor ose dhe si komodinë në dhomën e gjumit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al