5 Shkurt, 2021

“Suksesi është te të qenit njeri i shëndetshëm dhe pa photoshop”- Ka shtuar 10 kilogramë, Albana Osmani nis rrugëtimin për t’u dobësuar


Albana Osmani ka zbuluar se ka shtuar 10 kilogramë e tashmë ka vendosur që t’i drejtohet palestrës për të qenë më e shëndetshme.

albana osmani (3)

Moderatorja publikoi në llogarinë e saj në Instagram një foto nga dhoma e zhveshjes në një palestër e krahas saj tregoi se përveçse një viti që ka shkuar të stërvitet, herët e tjera nuk e ka parë të nevojshme ta bëjë.

albana osmani

Madje edhe kur ka shkuar, e ka bërë për qejf apo për ndonjë foto.

Por tani duket se e ka marrë shumë seriozisht këtë rrugëtim për të pasur një mendje dhe trup të shëndoshë.

albana osmani (5)

Nga 55 kilogramë në 65, një ndjenjë e mrekullueshme.

Kur fryn erë, e vetmja gjë që mund të tundet është ndonjë rreth tuli i sapo filluar rreth e përqark. Them që këto kilogramë t’i mbaj. Se fundja, suksesi është te të qenit njeri i shëndetshëm dhe pa photoshop në jetë.

Vetëm po fillova të ha më me kujdes, jo 3 pica e gjysmë në ditë dhe u riktheva në palestër që për hir të së vërtetës, kam ushtruar vetëm një vit rregullisht, pjesën tjetër kot kam kaluar kohën duke bërë qofte dhe ndonjë foto për qejf.

Së fundja, mirë ndihesha për të mos ta tepruar për të thënë perfekt, se s’ka njeri perfekt.

Përkundrazi, si çdo femër në këtë botë, kemi plot detaje që mbetemi të pakënaqura. Ja kështu nis sot mirë e mbarë, dhe me shumë kënaqësi do shoh mos realizoj ndonjë video, ta pasqyron në kanalin tim në YouTube, si pjesë e stilit tim të jetesës.

Të shikoni qartë që të bësh vërtetë palestër nganjëherë nuk është dhe aq e vështirë sa ç’na duket. Në jetë janë një sërë gjërash që të bëjnë njeri përveç pamjes, kjo dihet. Kush thotë të kundërtën apo vepron ndryshe, nuk arrin të bëjë në fakt hiç gjë.

Kështu, hajde forca me vitamina C dhe D dhe pak aktivitet fizik, t’ia dalim deri në fund me mendjen dhe trupin e shëndoshë”, shkroi Albana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al