15 Shkurt, 2022

Sulmi ndaj të dashurit të ri/ Kanye publikon mesazhet e Kim: Pse nuk i mban bisedat private


Kanye West, postoi foto të bisedave të tij me Kim Kardashian në rrjetet sociale. Kardashian tha se West po i bënte gjërat të pakëndshme për partnerin e saj të ri, yllin e SNL, me sulmet e pandërprera. Ajo tha se ai po krijonte një mjedis të rrezikshëm dhe të frikshëm për Davidson me veprimet e tij.

West dërgoi një kamion plot me trëndafila të kuq në shtëpinë e Kim Kardashian në ditën e Shën Valentinit. Situata erdhi disa orë pasi reperi deklaroi dashurinë e tij për Kim dhe katër fëmijët e tyre pas lajmit për ndarjen nga e dashura Julia Fox. Kanye ka postuar foto të dorëzimit të luleve në llogarinë e tij në Instagram. Postimi ishte vetëm i fundit që Kanye kishte postuar atë ditë në lidhje me familjen e tij.

Më herët, Kanye tha se kishte besim se ai dhe Kim do të ribashkoheshin. Kanye ndau një foto të një mesazhi me tekst të dërguar nga ish gruaja e tij, duke i kërkuar atij të mos e vërë në rrezik të dashurin e saj aktual Pete Davidson me të kërcënimet e tij të shumta publike.  Ndërkaq reperi i është përgjigjur publikisht Kim përmes një mesazhi, ‘Unë gjithmonë do të bëj gjithçka për të të mbrojtur ty dhe familjen tonë përgjithmonë’

Më tej ai ka publikuar edhe mesazhin ku Kim e pyet pse nuk mund të mbajë një bisedë private. Por Kanye vijon i vendosur për të rifituar familjen e tij, duke thënë se mori një mesazh nga njeriu i tij i preferuar në botë dhe nuk kishte sesi ta mbante sekret.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al