2 Prill, 2022

Sulmohet nga një shpërndarës pakosh modelja e njohur e “Playboy”: Sapo hapa derën më kapi nga…


Modelja e revistës “Playboy”, Hannah Peeters, ka kaluar një situatë të pakëndshme me një shpërndarës pakosh, madje ajo tha se e ka denoncuar rastin në polici.

25 vjeçarja britanike Hannah Peeters, e cila njihet për ndërhyrjet e saj estetike, tha se ka ngelur e shokuar kur një shpërndrës i disa porosive që ajo kishte bërë online, e kapi nga gjoksi dhe i kërkoi një puthje. Ajo shprehu se shoferi i dorëzoi një pako me rroba, dhe më pas e pyeti nëse gjoksi i saj ishte i vërtetë duke e prekur në pjesën intime.

Sipas saj, ai e komplimentoi për madhësinë e buzëve dhe më pas e puthi.

Ndërsa u largua, ai i tha: “Mezi pres t’u tregoj të gjithë miqve të mi”.

Nga ana tjetër, Centrefold Hannah shprehu: “Ndihem e dhunuar. Vetëm për shkak se nxjerr gjoksin në televizor dhe revista, nuk do të thotë se një burrë i panjohur mund të më prekë kur të dojë.”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al