23 Maj, 2022

Sulmoi komedianin e njohur në skenë, 23-vjeçari tregon arsyen: Jam biseksual, doja t’i tregoja që…


Isaiah Lee ka zbuluar arsyen pse sulmoi komedianin Dave Chappelle në mes të skenës së Hollywood Bowl, në fillim të këtij muaji.

Dave u sulmua nga 23-vjeçari gjatë set up komedisë së tij në festivalin e ‘Netflix Is a Joke’ më datë 3 maj, dhe incidenti u bë menjëherë viral në internet.

“Unë identifikohem si biseksual … dhe doja që ai të dinte se ajo çfarë tha se ishte nxitëse,” i tha Lee New York Post në një intervistë në lidhje me batutat e Chappelle duke përfshirë komentet e tij për komunitetin LGBTQIA+ .

“Doja që ai të dinte se herën tjetër, ai duhet të konsiderojë fillimisht drejtimin e materialit të tij nga njerëz që mund të ndikojë. Unë jam gjithashtu një baba beqar dhe djali im është 5 vjeç. Është një luftë dhe doja që Dave Chappelle ta dinte se nuk është shaka.”- u shpreh 23-vjeçari.

Lee, i cili jeton në Los Anxhelos, u arrestua për sulm të rëndë me një armë vdekjeprurëse, tha Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit. Zëdhënësja e LAPD, oficerja Lizeth Lomeli tha se i dyshuari mbante një pistoletë fallco me diçka të mprehtë brenda. Disa çaste pas goditjes, i ftuari i komedisë Chris Rock doli në skenë dhe e përqafoi Chappelle-n ku më tej ironizoi incidnetin në Oscars: “A ishte Will Smith?”

Rock iu referua shuplakës së Smith pasi bëri një shaka për flokët e gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith në Oscars të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al