Gjatë intervistës që Tea Trifoni dha për të treguar arsyet që çuan në ndarjen nga Beart Rexhepi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” tha se edhe Andi Shehu ka qenë në një lidhje me një vajzë në atë kohë.
Ndonëse ajo nuk përmendi emra, të gjithë po aludojnë se ajo vajzë është pikërisht Melisa Lleshi, pasi Andi është përfolur vetëm për një lidhje me të.
Ditën e djeshme, ka ardhur për herë të parë edhe reagimi i Melisës, e cila vendosi të mbyllë përkohësisht Instagramin e saj.
Lleshi më pas reagoi nëpërmjet një videoje në Tik Tok, ku tregon se do të rikthehet shumë shpejt në Instagram për të folur edhe ajo në lidhje me këtë temë.
“Personazh publik apo jo personazh publik, mbi të gjitha jam njeri prej mishi e gjaku si të gjithë ju. Por me sa duket asnjë nuk ndalet. Nuk më ka mbyllur asnjë Insatgram-in, account-in e kam mbyllur vetë, sepse më lodhët.
Do rikthehem, sepse duhet të flas dhe unë. Jo për publikun, sepse unë nuk i detyrohem askujt që të flas gjëra të mia private! Këtë pjesë duhet ta kenë të qartë gjithë njerëzit dhe portalet. Duhet të flas, sepse mesa duket supet e mia nuk mbajnë dot hipokrizinë, filozofinë dhe moralet që shesin një pjesë për të dalë nga situata.
Por nuk ngrihesh duke ulur të tjerët, por meqë dëshironi këtë lojë, ua kam borxh pra! Le të hapen letrat për të gjithë dhe të vendosim pikat mbi i, sepse realisht më lodhët, por nuk rrëzohem!”, shkroi Melisa në videon e saj.
I pari që reagoi për këtë çështje ishte Andi, i cili paralajmëroi se shumë shpejt do të tregojë edhe ai versionin e tij.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al