15 Shkurt, 2020

Surprizat e Ronela Hajatit dhe Samanta Karavellës për Shën Valentin


Tashmë është një strategji e njohur. Nëse ke një këngë me mesazh të bukur dashurie, publikoje më 14 shkurt, ditën e të dashuruave. 

Duket se kështu kanë menduar dy ndër këngëtaret më të mira të muzikës sonë të lehtë, Samanta Karavella dhe Ronela Hajati.

Ato kanë publikuar dje këngë të reja me temë dashurie. Samanta Karavella, pas paralajmërimit të bërë, ka publikuar dje këngën e saj të re, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

“Pse” titullohet kënga e re e saj, e cila është ritmike dhe i dedikohet një lidhjeje të komplikuar mes një çifti. Teksti i këngës është i shkruar nga MUMA, ndërsa muzika dhe orkestrimi është realizuar nga Alfred Sula.

Po dje, Ronela Hajati ka publikuar jo një, po dy këngë, të cilat përfshihen në një video të vetme.

Për muzikën dhe tekstin e të dyjave është kujdesur vetë Ronela, teksa incizimi është bërë në studion e “Tull Production”. /Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al