15 Dhjetor, 2017

Surprizon Dren Abazi, ja kur ka vendosur të martohet


Dren Abazi, kantautori i njohur nga Kosova prej afro një dekade në tregun muzikor, këtë fundvit do të sjellë një album të ri muzikor dhe një koncert recital, më datë 28 dhjetor. I ftuar në ‘’Top Show Magazine’’ ai nuk mund t’i shpëtonte pyetjes së gazetarit lidhur me jetën e tij private.

Ndër të tjera ai ka thënë se një faktor ka qenë karriera dhe se në fund të fundit është i ri vetëm 32-vjeç. Megjithatë kur u pyet për objektivat e vitit 2018, Dreni u përgjigj me humor. “Do martohem”,-duke shkaktuar mjaft të qeshura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al