26 Dhjetor, 2017

Surprizon këngëtari shqiptar: Klip për seksin e një nate, ndodh shpesh në club-et e Tiranës


“One night stand” titullohet klipi i ri i Kelly-t dedikuar njohjes me çifteve, apo seksit vetëm për një natë. Po si këngëtar i netëve live, a mendon Kelly se ky fenomen është shumë i përhapur në Tiranë? Ja si përgjigjet: “Njohja për një natë është diçka e natyrshme, por në fakt “One night stand” si titull dhe si mesazh i dedikohet seksit pa dashuri që ndodh brenda një nate.

Ky fenomen ndodh kudo në botë, sigurisht që edhe këtu ndodh shpesh nëpër club-et e natës dhe mesa duket është kthyer si diçka normale për të rinjtë, që frekuentojnë këto ambiente. Kjo më frymëzoi për të nisur këngën, e cila tregon një marrëdhënie që nis dhe përfundon brenda një nate”, tha Kelly për revistën “Story”. /Revista Story/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al