24 Nëntor, 2017

Surprizon Laura Nezha, tani do e shihni në rolin e lesbikes


Laura Nezha ka qenë e ftuara e radhës e programit ‘’Lart e Poshtë’’, ku ka treguar më shumë rreth angazhimeve në karrierë dhe jo vetëm. Së fundmi ajo ka sjellë një produksion muzikor që mban titullin ‘’Je dashuri’’, këngë me të cilën ajo po konkurron në ‘’Kënga Magjike’’.

Përtej muzikës dhe botës së saj, Laura është aktive edhe në teatër. E pyetur nga gazetarja nëse do ta pranonte Laura një rol nudo ajo është përgjigjur: “Nuk e kam parë të arsyeshme dhe nuk mendoj se është  zgjedhje e përshtatshme. Por ama do të bëj role që sfidoj veten dhe i radhës është në shfaqjen “ Shërbëtorja” ku unë duhet të luaj rolin e një vajze të izoluar, që ka trysni të forta madje i duhet të ndryshojë edhe drejtimin seksual”, ka thënë Laura.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al