27 Shtator, 2017

Surprizon Ronela Hajati, së shpejti nis turneun në Amerikë


Ronela Hajati së fundmi na ka surprizuar  të gjithëve me një postim në rrjetet sopciale. Këngëtarja e “Ladies” ka lajmëruar nëpërmjet disa fotove në Insta Story se së shpejti do të nis një turne në Amerikë.

 

Siç edhe Ronela ka sqaruar ajo do të shkojë në disa qytete ku do të mbajë koncert për dashamirësit e saj shqiptar dhe të huaj.

“Jam shumë e lumtur t’ju njoftoj se së shpejti do të jem në  USA për disa koncerte. Mezi po pres!”- ka shkruar ajo.

Një lajm i mirë nga këngëtarja që mesa duket ambiciet e saj muzikore dhe të karrierës do që t’i shtrijë gjeografikisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al