1 Dhjetor, 2017

Sytë e skuqur janë pasqyra e shëndetit tuaj, shenjat që nuk duhet të neglizhoni


Skuqja e syve mund të ketë një mori arsyesh se përse ndodh, por arsyeja e parë dhe më e rëndësishmja është zgjatja apo tkurrja e enëve të gjakut në sipërfaqen e syrit. Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, sytë e skuqur janë pasqyrat e shëndetit tuaj. Skuqja tregon se çfarë po ndodh në brendësi të trupit tuaj. Ja faktorët që mund ta shkaktojnë skuqjen e syve:

1-Alergjitë: Këto shkaktojnë skuqje, lotim, kruajtje etj. Ato ndodhin kur sistemi imunitar mbivlerëson apo ka një reagim të tepruar ndaj një stimuli të padëmshëm.

2-Sytë rozë: Ky është një term jo shkencor, por që i referohet një infeksioni bakterial duke shkaktuar skuqje dhe fryrje të syve. Mund të ngatërrohet lehtësisht me alergjitë.

3-Konsumoni shumë alkool:  Alkooli zgjeron enët e gjakut në sy duke qarkulluar më shumë gjak. Kjo i jep atyre pamjen e kuqe.

4-Nuk flini gjumë mjaftueshëm: Sytë e lodhur kanë tendencë të kuq, pasi mungesa e gjumit zvogëlon sasinë e oksigjenit në sy.

5-Ju kanë dal byce: Këto janë disa gunga të vogla të kuqe që formohen në qepallë ose në fund të syrit tuaj, pasi një gjëndër yndyrore mbyllet. Një nga shenjat e para është skuqja, së bashku me ënjtje dhe ndjeshmëri të lartë.

6-Irritimi nga lentet e kontaktit: Lentet e kontaktit mund të parandalojnë oksigjenin e mjaftueshëm që të arrijnë sytë tuaj duke shkaktuar skuqje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al