4 Tetor, 2017

Ta hajë dreqi, Celentano s’duhet të tregonte’, Ornella Muti flet për tradhtinë


E sinqertë dhe e guximshme, aktorja italiane Ornella Muti ka rrëfyer në një intervistë për mediat italiane atë që ajo e ka quajtur të vetmen tradhti të jetës se saj dhe ka zbuluar se ai është i madhi Celentano.

 

“Po, kam tradhtuar vetëm një herë dhe e kam bërë me Adriano Celentanon. Adriano nuk duhet ta kishte treguar, të paktën pa më thënë. Ta hajë dreqi. Me mua, e kanë provuar thuajse të gjithë. E kam kaluar gjithë jetën duke u mbrojtur nga meshkujt”, ka treguar ajo për “Il Messaggero”.

 

Ajo së bashku me Celentanon numërojnë disa filma, shumë të njohur dhe të dashur edhe për shqiptarët. Ata kanë xhiruar bashkë në 1980, por duket se tradhetia ndodhi gjatë xhirimit “Innamorato pazzo”.

Ajo tregon se pikërisht ai episod është tradhetia e saj e vetme. Federico Fachinetti ishte burri i dytë i aktores, deri ne 1996, pas Alessio Orano (1975-1981).

 

Nga një lidhje e shkurtër me producentin spanjoll José Luis Bermúdez de Castro, ka edhe vajzën Naike Rivelli, që mban mbiemrin e aktores, (Ornella Muti është në fakt emri i artit të Francesca Romana Rivelli).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al