Megjthëse është një program dashurie, në Për’Puthen kemi parë shpesh debate të forta mes konkurrentëve të programit si para kamerave ashtu edhe në prapaskena.
Kështu ka ndodhur së fundmi mes Efit Dhedhes dhe një konkurrenti tjetër, Samuel Ceribashit, në prapaskenë, ku debati ka agravuar në ofendime të rënda.
Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet Efi në prapaskenë duke ofenduar rëndë njërin nga konkurretët. Duket se debati ka nisur që në studio, ku sipas Efit, konkurrenti i kishte thënë “Të njoh se kush je” para kamerave.
Gjatë videos Efi duket mjaft e revoltuar dhe dëgjohet duke iu drejtuar konkurrentit me fjalë të tilla si “ordiner” apo “kalama b*the”.
Pjesë nga debati:
Efi: Çfarë më njeh? Më fol mua lëri kto.
Samuel: Ik.
Efi: Mos më thuaj ik mua se ta përplas kokën andej, debil mashkull. Ordiner.
Samiu: A ke ndonjë problem?
Samuel: S’kam probleme po ec. Ma kërcet ajo mua.
Efi: Ma thotë para kamerave të njoh ty kush je…
Samuel: Po të njoh o zemër, të kam njohur nga televizori, shumë e bukur.
Efi: Lëri këto ti mo o lëri këto ti.
Samuel: Shumë e bukur je nga televizori.
Efi: O ordiner.
Samuel: Kujt i thua ordiner ti moj.
Efi: Ordiner, mbylle gojën. Kalama b*the. Nuk di të argumentosh, nuk di të kthesh një përgjigje. Më tregon ti sa më njeh ti mua.
Kujtojmë se Efi ka qenë shpesh protagoniste në debate me shumë konkurrentë të tjerë. Së fundmi, Çiljeta, e cila është larguar tashmë nga programi shprehu se Efi është personazhi më fallco në program.
‘’Efi personazhi më fallco, që nga mënyra se si sillet me çunat me gocat, në moment zihet, në moment të flet. Në një moment më fliste, kur unë flisja me Mevlanin dhe me ndonjë nga çunat e tjerë i hipte xhelozia dhe nuk të fliste gjatë gjithë javës. Unë kam kontakte me të gjithë gocat e programit por me atë s’ka’’, është shprehur ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al