28 Shtator, 2017

Tahiri ‘kërcen në majë të gishtave’, Bushati e Beqja e shkrijnë gazit


Ata janë pjesë kryesore e Partisë Socialiste , deputetë dhe ministra që jemi mësuar t’i shohim shpesh në televizion, në debate publike apo në sallën e Kuvendit, gjithnjë seriozë dhe brenda kostumit të zyrtarit të shtetit, të politikanit dhe të njeriut serioz dhe që protagonizmin e kanë vetëm në jetën politike.

Por ashtu sikundër çdo njeri normal ,ata kanë edhe një jetë tjetër jashtë asaj publikes, megjithëse për atë jetën mundohen të jenë larg medias dhe e mbajnë në një profil relativisht të ulët.

Në fotot e mëposhtme që paparaci i Panorama ka mundur të fiksojë tre deputetët e majtë duken mjaft të relaksuar dhe të c’tensionuar jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë.

Ditmir Bushati, Ilir Beqja dhe Saimir Tahiri duken krejtësisht të relaksuar duke konsumuar batuta me njëri-tjetrin. Mesa duket, duhet të ketë qenë diçka interesante  e shumë për të qeshur sa e ka bërë ish ministrin e brendshëm Tahiri të shkrihet gazit dhe madje ‘të kërcejë në majë të gishtave’,

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al