16 Mars, 2022

Tan Brama së shpejti pjesë e muzikës: Videoklipi është gati, kam kënduar që në 2004


Tan Brama ka në plan që tashmë të tentojë tregun e muzikës. I ftuar ditën e sotme në “Rrugëtime me Anilën” në “News24” koreografi foli gjerë e gjatë rreth karrierës së tij dhe stilit të veçantë të të veshurit.

Mes të tjerash ai tha se ka xhiruar edhe një këngë që do publikohet në fund të muajit. Për ata që nuk e dinin apo që kanë harruar, Tani rikujtoi se në 2004 ka publikuar këngën e tij të parë dhe që atëherë filloi t’i pëlqente muzika.

“Tani do këndoj vetë tani se boll kërceva për të tjerët. Në 2004 bëra një videoklip dhe tani do i rikthehem sërish këngës. Është kënga e dytë që kam bërë me video dhe akoma nuk ka dalë. Kënga do jetë gati në fund të muajit.

Mora pjesë në Top Fest, bëra edhe videoklipin dhe doli shumë bukur. Filloi të më pëlqente kënga që atëherë. Por kam kërcyer që të shfaqja talentin tim në kërcim. Ka qenë e vështirë që atëherë të gjeje këngë që përshtateshin me këto kërcime.”

Sa i përket marrëdhënies që ka me personazhet e famshme me të cilët bashkëpunon, Tani zbuloi se ka zgjedhur të jetë profesionitë dhe mos të bëjë miqësi me të gjithë.

“Unë bashkëpunoj por nuk krijoj marrëdhënie të tepërta. Mbaroj punën dhe kaq. Nuk jam tipi që do ulemi për kafe etj. Duket sikur mbaj shoqëri që të më marrë prapë në punë. Mbaj marrëdhënie me ata që i njoh prej 20 vitesh si Stine, Flori, etj.“

Kujtojmë se Tan Brama ishte pjesë e “Big Brother VIP”. Aventura e tij në këtë format nuk zgjati shumë megjithatë Tani nuk kaloi pa lënë gjurmë. Ai krijoi marrëdhënie të mira me pjesën më të madh të banorëve dhe pati vetëm një debat me Arbër Sultstarovën gjatë një spektakli live.

“Shut Up! Mos u merr me mua!”-iu drejtua ai papritur tenistit asokohe duke ngjallur reagime të shumta në rrjet teksa videoja e debatit bëri xhiron e rrjetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al