Valbona Selimllari ka sjellë në jetë tre fëmijë, dy djemtë Kejn dhe Deni, si dhe një vajzë që e ka pagëzuar me emrin Vivien. Ish-missi publikoi ditën e djeshme disa foto me fëmijët e saj që tërhoqën vëmendjen e ndjekësve.
Në imazhin e parë që Selimllari publikoi, ajo shihej krah të birit, Kejnit, i cili tashmë është bërë një djalë i madh. Ngjashmëria mes të dyve është e madhe dhe këtë ia kanë theksuar edhe komentuesit.
Krahas fotos, Valbona etiketoi Kejnin, por ndjekësit vunë re një detaj tjetër. Djali i bukuroshes ka mbiemrin e së ëmës “Selimllari” dhe kjo ka ngritur pikëpyetje tek ndjekësit për marrëdhënien e Valbonës dhe bashkëshortit të saj.
“Po përse mban mbiemrin tënd e jo të babait?”, i shkruan një ndjekëse, e cila nuk mori përgjigje nga Selimllari, por ndjekës të tjerë e mbështetën, duke shkruar: “Mirë po i thua, por tani i bëjnë fëmijët edhe pa baba”; “Fiks këtë mendim kisha dhe unë, rrallë herë dëgjon kështu çudirash”.
Valbona ndau edhe një foto tjetër me të bijën dhe mbesën, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar nga pjesëmarrja në programin “Në Kurthin e Piter Pan”. Këtu ndjekësit i vunë në pah faktin se mbesa i ngjante më shumë se sa vajza, Vivien.
Gjatë një interviste të dhënë disa muaj më parë, Valbona tregoi se djali i saj i madh tashmë ka një të dashur e madje familjet ishin takuar me njëra-tjetrën.
“E para e ka një shoqe, e kam një eksperiencë. Nuk e di. Nuk ka rëndësi bukuria e njeriut, nuk dua të më vijë në shtëpi një vajzë e bukur, një vajzë e mirë. Unë do e dua sido që të jetë nëse e do Deni. Ai do të jetojë, ai do të jetë i përgjegjshëm, unë do jem ta mbështes sa herë të jetë nevojë. Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe,”- tha në atë kohë Selimllari.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al