2 Qershor, 2022

Tani që gjyqi mbaroi Interneti po merret me ‘fustanin e varrimit’ që Amber Heard veshi ditën e fundit, por pse?


Fustani i zi i Amber Heard po bën bujë të madhe në Internet dhe tani që gjyqi mbaroi njerëzit po merren me të.

Ndjekësit sy shqiponjë të gjyqit mes Amber dhe Johnny Depp vunë re një ngjashmëri të habitshme midis veshjeve të Heard në ngjarjet ligjore. Ajo duket se ka veshur të njëjtin “fustan funerali” të zi ditën kur paraqiti një urdhër ndalimi kundër ish-bashkëshortit të saj në vitin 2016, si dhe në vitin 2020 kur u shfaq në gjykatën në Mbretërinë e Bashkuar kundër tij – dhe sërish të mërkurën kur u mor vendimi për gjyqin e tyre në Virxhinia.

Gjykata vendosi që Johnny Depp duhet të marrë 15 milionë dollarë dëmshpërblim nga Amber Heard – 10 milionë dollarë për dëmet kompesuese (që synojnë të kompensojnë palën e dëmtuar, pra Depp) dhe 5 milionë dollarë për dëmet ndëshkuese (që jepen për të ndëshkuar një keqbërës, pra Heard).

Atë ditë, Heard veshi një fustan tërësisht të zi, por që dukej shumë i njohur.

Në mars të vitit 2021, Heard postoi foto me të njëjtin fustan – një në vitin 2016 në mes të divorcit të saj dhe një tjetër nga viti 2020 duke u larguar nga një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar – në Instagram me mbishkrimin: “Një fustan, katër vjet larg. Ndonjëherë është e rëndësishme të veshësh të njëjtën gjë dy herë.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Amber Heard (@amberheard)

Pra, natyrisht, kur përdoruesit e Twitter vunë re sërish fustanin famëkeqe, ata studiuan zgjedhjen e Heard.

“Ndonjëherë është e rëndësishme të veshësh të njëjtin fustan tre herë. Ditën që i shkatërrove jetën, ditën kur pranove të gënjesh në gjykatë, ditën kur humbe”, shkroi një përdorues i Twitter.

 

“Kjo poni manipulues planifikoi ta përdorte verdiktin si një marifet PR kur veshi fustanin 3 herë. Të gjithë specialistët e PR në botë nuk mund ta rregullojnë reputacionin e saj tani. Të gjithë i kemi dëgjuar kasetat, ato tregojnë Amber Heard-in e vërtetë,” -shkroi dikush.

A nuk po përpiqet Amber të bëjë diçka duke veshur të njëjtin fustan funerali të shëmtuar? Zonjë, thjesht digjni atë,”-ngacmoi një tjetër në Twitter.

Ajo kishte veshur të njëjtin fustan në vitin 2020 kur u paraqit në Gjykatën e Lartë në Londër.

 

“E dashuroj faktin që Amber Heard veshi të njëjtin fustan të zi që kishte veshur për urdhrin e ndalimit, gjyqin në Mbretërinë e Bashkuar, dhe tani kur SHBA fitoi e ajo humbi shumë. Jam i sigurt se ajo po përpiqej për një lloj momenti të ‘drejtësisë poetike’ të përmbledhur nga një fustan. Por ajo humbi dhe kjo ishte një dëshpërim i plotë haha,” shkroi në Twitter një tjetër.

Pavarësisht humbjes së saj ndaj ish-bashkëshortit, Heard pritet të apelojë shumën që i detyrohet. Alafair Hall, zëdhënësi i Heard, tha se aktorja kishte në plan të apelonte vendimin, sipas New York Times. Pra, ajo do të kërkojë në një gjykatë më të lartë që të rrëzohet vendimi i një gjykate më të ulët.

Veshja daton që nga fillimi i përplasjes së saj ligjore me Depp në vitin 2016, kur ajo paraqiti një urdhër ndalimi mes divorcit të tyre.

Heard kërkoi 100 milionë dollarë në një kundërpadi kundër Depp, në të cilën ajo pretendonte se për të ishte shpifur nga agjenti i tij i shtypit, i cili i përshkroi akuzat e saj si “një mashtrim abuzimi” që synonte të përfitonte nga lëvizja #MeToo. Ajo ia doli vetëm në një pikë dhe u shpërblye me 2 milionë dollarë.

Amber Heard ne të njëjtin fustan në Gjykatë në Virxhinia ditën e verdiktit final.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al