25 Prill, 2022

Tatuazhi i veçantë i Dua Lipës që lidhet me origjinën e saj: E bëra kur isha 19 vjeç


Nga 17 tatuazhet që ka gjithsej, Dua Lipa tatuazhin e parë ia ka dedikuar vendit të saj.

Në janar të vitit 2015, kur ishte 19 vjeç Dua gdhendi “Sunny Hill” në pjesën e brendshme të krahut të djathtë. “Sunny Hill” do të thotë “Kodra e Diellit”, një lagje në Prishtinë dhe ia ka kushtuar prindërve të saj që u rritën në këtë lagje. Kjo gjë është nënvizuar edhe nga faqja zyrtare e Fondacionit “Sunny Fill” në Twitter.

Është lagjja ku janë rritur prindërit e mi në Kosovë. “Sunny Hill” u bë emri i fondacionit tonë dhe më pas emri i festivalit tonë. Ka një kuptim të veçantë për mua.”, -ka thënë vetë Dua. Ndërkohë, krah postimit shkruhet: “Edhe pse ka lindur në Londër, ajo thotë se ‘Sunny Hill’ ka qenë gjithmonë shtëpia e saj.”

 

Dhe po të bëni lidhjet në këtë emër ekziston fondacioni “Sunny Hill” dhe festivali që është mbajtur dy herë në Kosovë që drejtohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa, dhe vetë Dua.

“Sunny Hill Festival“ ka sjellë në Kosovë disa nga emrat më të njohur të muzikës. Në vitin 2019-të, që ishte dhe hera e fundit kur u mbajt festivali, në  skenëperformuan Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi e shumë artistë të tjerë të famshëm. Sigurisht që ai ka ndikuar në rritjen e imazhin të Kosovës dhe e ka bërë akoma më të njohur në mbarë botën, falë këngëtarëve që kanë marrë pjesë.

Pandemia ka bërë që festivali mos të mbahet më, ndonëse Dua ka premtuar se do rikthehen shumë shpejt, madje do mbahet edhe në jug të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al