14 Tetor, 2018

Taulant Balla takohet me Tërmetin, një tjetër personazh i akuzuar nga opozita


Këto ditë në media, opozita ka lëshuar disa akuza për deputetin dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Nga përfshirja te skandali “Xhisela” e deri tek ajo e “Babales”, politika tashmë është katandisur në akuza e kundërakuza e në dyer të Prokurorisë. Këtë të enjte që ishte seanca parlamentare, paparazzi ynë fotografoi Ballën në shoqërinë e Tërmet Peçit, i cili shfaqet për herë të dytë në godinën e Parlamentit brenda një muaji dhe nuk dihet për çfarë arsyeje.

Siç duket nga fotot, Taulanti po e sejdis mikun, që ka ardhur nga Tepelena, madje, i ka futur edhe krahun. Edhe Peçi, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, u vu në shënjestër të opozitës, pasi u pa në një video që këndonte për diktatorin Enver Hoxha dhe e nderonte me grusht.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al