15 Maj, 2022

Taylor Swift mund të bëjë histori duke kaluar Drake në ‘Billboard Music Awards 2022’


…Gati për ‘Billboard Music Awards’ 2022? Në fund të fundit, mund të jetë një natë historike për Taylor Swift.

Këngëtarja 32-vjeçare, e cila është nominuar për shtatë çmime, duke përfshirë kategorinë e “Top Country Album” për ri-regjistrimet e saj të ‘Red’ and ‘Fearless’, mund të thyejë një rekord në ceremoninë e 15 majit duke kaluar Drake si artisti me më shumë çmime në historinë e BBMAs. Taylor mbante më parë titullin e lakmuar, por u tejkalua nga reperi kanadez në vitin 2019, kur ai mori 12 trofe në një natë të vetme.

Nëse Taylor fiton të shtatë nominimet e saj në shfaqjen e këtij viti, të mbajtur në ‘MGM Grand Garden Arena’ në Las Vegas, kjo do t’i japë asaj në total 32 trofe – duke kaluar Drake me 28.

Megjithatë, Taylor nuk ka asgjë të siguruar pasi Drake po kërkon gjithashtu të shtojë koleksionin e tij dhe ka 11 nominime. Në fakt, ai dhe Taylor po përballen në dy kategori: ‘Top Artist’ dhe ‘Top Billboard 200 Artist’.

Pavarësisht se janë kokë më kokë, Taylor dhe Drake kanë marrëdhënie shumë të mira dhe kanë përkrahur njëri-tjetrin ndër vite. Në vitin 2011, Drake shkroi në një postim në Twitter se ishte shumë krenar për yllin e popit. Pesë vjet më vonë, dyshja mori pjesë në dy reklama të ‘Apple Music’ në të cilat ata sinkronizonin këngët e njëri-tjetrit. Taylor më pas i bëri thirrje artistit të “Lugh Now Cry Later” në këngën e saj të vitit 2019 “I Forgot That You Existed”, duke kënduar “Në ndjenjat e mia më shumë se Drake”.

Së fundmi, Drake postoi një foto në Instagram të tij duke përqafuar artistin, duke shkruar: “Ata janë shumë të butë për të kuptuar se çfarë është punë e vështirë”. Teksa fansat kryqëzuan gishtat për një bashkëpunim mes tyre, E!News ka raportuar se ishte thjesht një rikthim nostalgjik i reperit.

Tani për tani, na mbetet vetëm të presim dhe të shohim nëse do të ketë një ribashkim të Taylor dhe Drake në BBMA!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al