Një adoleshente kanadeze vendosi që për ditëlindjen e saj të 18 të blinte për herë të parë një biletë të lotarisë, ku pati shumë fat dhe fitoi “jackpot”-in.
BBC shkruan se Charlie Lagarde nga provinca e Kebekut, e bleu biletën gërvishtëse bashkë me një shishe shampanjë, për të festuar 18-vjetorin më 14 mars. Tani që ajo fitoi ka mundësinë të zgjedhë mes marrjes së 1 milion dollarë kanadezë menjëherë ose ta ndajë shumën e fituar në këste prej 1 mijë dollarësh në javë, për gjithë jetën.
Pas konsultimeve me një këshilltar financiar, fituesja e re ka zgjedhur mundësinë e dytë, pasi ajo nuk është as e taksueshme. “Sidoqoftë, shuma e zgjedhur është ekuivalente e një page prej më shumë se 100 mijë dollarësh në vit, ndaj është një fillim i mbarë i jetës për këtë zonjushë”, tha një zëdhënës i korporatës së lotarive.
“Dua të studioj fotografi. Një nga ëndrrat e mia është që të punoj për National Geographic”, është shprehur vajza fatlume, e cila ka shtuar se do t’i përdori paratë për udhëtime dhe për edukimin e saj.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al