Sot është një ditë shumë e veçantë për futbollistin e njohur shqiptar, Granit Xhaka pasi ai feston ditëlindjen.
Ai mori shumë urime të shumta nga familjarët dhe miqtë e tij më të ngushtë, atë më të veçantin futbollisti e mori nga bashkëshortja e tij, Leonita.
Teksa publikoi në InstaStory një video nga momentet e tyre më të lumtura, ajo e ka uruar shpirtin e saj binjak me fjalët më të ëmbla.
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Të dua”- ka shkruar Leonita.
Kujtojmë që gjashtë vite më parë çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, ndërsa kanë së bashku dy fëmijë, vajzën Ayana dhe Laneya.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al