10 Nëntor, 2017

‘Të dua pafund e shtrenjta ime’- Dedikimi i Getoar Selimit, por që nuk është për Marinën


Sado të fortë  apo seriozë mund të jemi nga natyra, gjithmonë ekzistojnë disa njerëz në jetë përpara të cilëve ne e shfaqim brishtësinë tonë dhe padyshim një nga këta njerëz është edhe nëna.

Edhe reperi i njohur Getoar Selimi duket se nuk mund të kursehet në fjalë të ëmbla teksa shprehet për personin që i dha jetën. Sot , zonja Florije nëna e Getit feston ditëlindjen dhe reperi ka zgjedhur ta urojë publikisht me anë një postimi në Instagram për gjithçka ajo ka bërë për të.

“Nanë, nuk mjaftojne orë, ditë, muaj, vite dhe as krejt jeta ime ,për të të falenderuar për gjithçka që ke bërë për mua. Urime ditëlindjen e shtrenjta ime nënë! Jetofsh edhe 100 vite të lumtura së bashku me ne. Të dua pafund”,– ka shkruar Geti.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al