19 Mars, 2022

Të famshmit që po rikthejnë një tjetër stil të modës nga fillimi i viteve 2000 dhe po e shfaqin atë në të gjithë rrjetet sociale


Xhinset me bel të ulët patën një ndikim dhe popullaritet të madh gjatë gjithë viteve 2000. Personat e famshëm që përcaktuan kulturën pop në fillime, si Lindsay Lohan, Britney Spears , Paris Hilton, Christina Aguilera, Destiny’s Child, Rihanna dhe më shumë, u panë të veshur me këto lloj xhinesh rreth e rrotull madje edhe në tapetet e kuq.

Gjatë 20 viteve të fundit, ky model xhinsesh u zhuk nga por me kalimin e viteve, veshjet nostalgjike kanë bërë një rikthim serioz duke i përfshirë sërisht.

Julia Fox

E njohur për një romancë të shkurtër me Kanye “Ye” West dhe rolin e saj në ‘Uncut Gems’, modelja Julia Fox është fotografuar në daljen e saj më të fundit me pantallona me bel të ulët, ku i kishte prerë vetë. Në një tutorial të fundit të postuar në Instagramin e saj, ajo u tregoi 1.2 milionë ndjekësve të saj se si t’i presin xhinset e tyre me bel të lartë për t’i bërë ato të ulëta.

“Janë shumë më të lezetshme kështu” thotë ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ????? ??? (@juliafox)

Dua Lipa

Ndërsa ishte në qytetin e fundit në turneun botëror të Dua Lipës “Future Nostalgia” , artistja shpërndau disa foto në llogarinë e saj në Instagram  e veshur me një palë xhinse me bel të ulët, të gjera dhe me një shall të kuq të kombinuar me një kapele në kokë.

“Kur përfshihem në botën e modës, është një tjetër rrugëdalje për krijimtarinë time, një tjetër zgjerim i muzikës sime dhe kush jam unë si artiste”, tha Lipa për Vogue në 2018.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Bella Hadid

Bella Hadid, si një modele dhe aktiviste me famë botërore, ka një ndikim të madh në atë që bëhet trend në botën e modës. Hadid është parë disa herë i veshur me xhinse me bel të ulët apo me modelet e ndryshme të flokëve.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bella ? (@bellahadid)

Kendall Jenner

Kendall Jenner ka modeluar në shumë sfilata. Ajo ka përfaqësuar markat kryesore duke përfshirë Chanel, Victoria’s Secret, Prada dhe Michael Kors. Në vitin 2018, ajo ishte supermodelja më e paguar , duke fituar mbi 22 milionë dollarë atë vit.

Në një intervistë me ‘Harper’s Bazaar Arabia’ , Jenner diskutoi se nga e merr ndikimin e saj në stil.

“Shumë nga frymëzimet e mia për stilin e gjej në internet dhe nga miqtë e mi ose njerëzit me të cilët e rrethoj veten,” tha ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al